• |
ide | kryesore

Noizy në një moment romantik, dedikim për Encën?

Arkiva, Paparazzi
NEE.png



Raporti i tyre shpesh është vënë në dyshim. Mes Noizyt dhe Encës nuk kanë munguar “grricjet” në publik, por më shumë se mosmarrëveshje dyshja e hitit “Bow Down” janë shfaqur të afërt, aq sa mund t’i ngatërroje me çift.

Një tjetër rast ku Noizy dhe Enca mund të komentohen për lidhjen e tyre është ndërveprimi i tyre në postimin e fundit të reperit. Përtej pamjes së “egër” dhe stilit të gangsterit që përfaqëson, Noizy ka ccuditur me dedikimin romantik në IG. “A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë”, ka shkruar 30-vjeçari, duke marrë menjëherë përgjigjen e koleges. “Ti e di që s’jam mirë me memorien”, është reagimi i Encës, duke shtuar dyshimet për një raport intim mes tyre.