• |
ide | kryesore

Këta serbë thuhet se terrorizuan dhe grabitën Kim Kardashian në Paris

Arkiva, Paparazzi
IMG_6930.JPG



Ylli i showbizit, Kim Kardashian thuhet se është viktima më e re e bandës së grabitësve serbë, të njohur si Pink Panther.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rezidencën e 35-vjeçares e cila po qëndronte në Paris hynë 5 persona të maskuar si policë, të armatosur, të cilët e kërcënuan me armë dhe i vodhën bizhuteri me vlerë prej 11 milionë dollarë (9.8 milionë euro).

Mediat ndërkombëtare raportojnë se prapa këtij krimi qëndron banda Pink Panther, e cila është aktive që nga viti 1984, ndërsa deri më tani kanë vjedhur stoli në vlerë prej qindra miliona euro.

Banda e cila ka pjesëtarë kryesisht nga Serbia dhe Mali i Zi, deri më tani ka vjedhur pasuri në vlerë prej 320 milionë euro.

Kjo bandë e mori nofkën Pink Panther pas grabitjes së një diamanti në Londër, në mënyrë të ngjashme me atë të filmave me “Pink Panther”.

Këta hajdutë kanë kryer grabitje në qendra të mëdha, si Kanë, Tokio, Singapor e Dubai, ndërsa përbëhen nga një rrjet prej 200 personash që e kanë të perfeksionuar zanatin e vjedhjes.

Besohet se ata e kanë studiuar mirë paraqitjen e Kim gjatë javës së modës në Paris dhe e kanë ditur se çfarë bizhuterish luksoze kishte marrë ajo me vete.