• |
ide | kryesore

Konkurentja e “Dance With Me” flet për lidhjen me 50 Cent, arrestimin, si edhe zbulon për herë të parë vajzën 12 vjeç

Arkiva, Paparazzi
4bd1afd46f3054aa002d35b5f80a4553.jpg



U bënë 4 javë që një personazh i ri dhe ndryshe për sytë e shqiptarëve ka spikatur me prezencën e saj në televizion dhe aftësitë në kërcim. Ritmet afrikane e nxorrën në origjinë, ndaj Jessy Hennesy mund të quhet pa frikë bisha e skenës së “Dance With Me”. Jo vetëm nga trupi i mbushur me tatuazhe, por për shkak të personalitetit të saj shpërthyes, miqtë e thërrasin Tigri. Në një intervistë për Abc News, ajo zbulon për herë të parë disa të vërteta, përtej atyre që janë thënë e dëgjuar për të.

Zviceriania me origjinë nga Brazili përmend për herë të parë faktin se është nënë e një vajze 12 vjeç. “Ka qenë e vështirë me punën që bëj të rrisja e vetme vajzën time, ta çoja në shkollë e ta edukoja. Ishte e vështirë sepse unë shpesh isha në udhëtim, duhet të mbaja veten të fokusuar tek karriera por nga ana tjetër edhe vajzës mos t'i mungonte asgjë. U takova pas 4 javësh dhe ndejta 2 ditë me vajzën. Ajo më dha gjithë dashurinë dhe energjinë për t'u rikthyer fuqishëm në provat e kërcimit me balerinët e Albi Nakos për "Dance With Me.”

Jessy Hennessy rrëfen për shikuesit e Abc News se ndonëse është ndarë me babain e vajzës, me të ruan një raport të mirë shoqëror.

Artistja e cila është përfolur në media për një lidhje me yllin e repit amerikan 50 cent, duket shumë nostaligjke për atë marrëdhënie, teksa sqaron raportin e saj me këngëtarin të cilin mes të tjerash, e vlerëson si biznesmen inteligjent.

“Nuk ka qenë një lidhje e mirëfilltë, por një marrëdhënie dashurie që nuk duhej të bëhej publike. Ai është një yll, udhëton në gjithë botën dhe kështu ka nga një të dashur në çdo qytet. Ne u takuam në festivalin e filmit në kanë, kur unë isha atje me punë. 50 cent bënte festa për disa prej emrave më të njohur të botës së spektaklit dhe u takuam rastësisht para 4 vitesh. Ditën që e takova e ndjeva se kishte diçka të veçantë por sigurisht unë nuk dua të bëhem numri dy, unë mbetem vetëm numri një dhe për këtë arsye, marrëdhënia me ‘fiftin’ nuk u bë një lidhje serioze.”

Po ashtu, tituj tronditës u përhapën me shpejtësi vetëm një javë pasi artistja me ngjyrë u shfaq në “Dance With Me”

E vërteta është se unë isha në hotel duke fjetur dhe ishte gallatë kur të nesërmen të gjithë duke më telefonuar çfarë ka ndodhur, a je mirë? Dhe unë që i qetësova duke i thënë po sa u zgjova nga gjumi, pse c’ka ngjarë?? Në fakt duhet të mësohesh me këto… Ka njerëz që duan të të bëjnë keq, xhelozë, por fakti është që unë nuk u arrestova. Foto ishte imja por mendoj se ka qenë e montuar.” – shprehet Jessy në lidhje me një foto të komentuar sikur ajo përfundoi në prangat e policisë shqiptare.