• |
ide | kryesore

Sherr mes aktorëve apo shpikje për audiencë?

Arkiva, Paparazzi
IMG_6939.PNG



Një lajm jo pak i çuditshëm është shpërndarë vetëm një ditë para premierës së sezonit të ri të “2 XL”. Sipas artikullit të publikuar nga portali syri.net, aktorët kryesorë të këtij show, Albano Bogdo dhe Julian Deda janë përplasur fort në një sherr.

“Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje të paprecedentë, por burimet thonë se dy aktorët kanë lëshuar edhe fjalët e fundit kundrejt njëri-tjetrit në një përplasje që ndoshta mund të kishte degjeneruar edhe në konflikt fizik.” – shkruhet në lajmin ku vetëm dy rreshta më poshtë ky version hidhet poshtë nga vetë syri.net!!! “Syri.net ka arritur të mësojë vetëm se përplasja ka ndodhur për parapërgatijet e show-ut dhe disa xhirime që janë bërë më herët, por konkretisht pritet që në ditët në vazhdim të hidhet më shumë dritë sa i takon kësaj përpljase të paprecedentë. Siuata bëhet akoma më alarmante kur incidenti raportohet vetëm një ditën përpara premirës së parë të Apartamentit2XL që është këtë të martë në orën 21.00.”

Kështu, dyshimet për fallcitetin e lajmit shtohen po të kemi parasysh jo vetëm kontradiktat mes rreshtash, por dhe afërsinë e dy aktorëve me drejtuesit e këtij portali të cilët me siguri do duhet të botonin pa pikëpyetje dinamikën e ngjarjes (po të qe e vërtetë). Më shumë, ky artikull të ngjan me një tentativë vëmendje, të cilën siç është vërtetuar, shqiptarët mund ta marrin lehtësisht prej sherreve. Teza e “shpikjes për vëmendje” përforcohet nëse kujtojmë episodin e çunave të Fiks-it të cilët u detyruan të puthen në buzë për pak më shumë audiencë.