• |
ide | kryesore

3 britanikë marrin “Nobelin” në Fizikë, zbuluan anën e errët të materies

Arkiva, Planet
nobel.jpg



Nobeli për Fizikën për vitin 2016 është fituar nga 3 britanikët David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz. Tre fizikanët fituan çmimin për zbulimin e “sekreteve të materies ekzotike”. Ata do të ndajnë mes tyre shumën prej 1 milion eurosh që buron nga ky çmim. Ata konsiderohen pionerë në studimin e kësaj pjese të fizikës. Komiteti i Nobelit argumentoi se këtë vit “u hapën dyert e së panjohurës”, referuar këtu punës kërkimore në fusha ende misterioze për sjelljen e materies dhe formës së saj në mjedise të ndryshme.

Studimi i formave të pazakonte të materies është cilësuar si tejet i rëndësishëm nga fizikantët, pasi kuptimi në detaj i tyre do të ndihmojë në të ardhmen në krijimin dhe prodhimin e materialeve të panjohura deri më tani.

Çmimi Nobel në Fizikë është dhënë 110 herë nga viti 1901. Deri tani ka vetëm një person që e ka fituar dy herë dhe ai është John Bardeen, që e ka fituar në vitin 1956 dhe 1972. Tre britanikët fitues të çmimit i bashkohen listës me 200 fizikantë që kanë fituar këtë çmim me punën e tyre që nga viti 1901.

Një vit më parë, Nobeli u nda mes shkencëtarit japonez, Takaaki Kajita dhe atij kanadezit Arthur McDonald për punën kërkimore në fushën e neutrinove, ndërsa në 2014, treshja japoneze Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura fituan këtë çmim për zhvillimin për herë të parë të diodave që emetojnë drita blu.