• |
ide | kryesore

50 deri 100 euro nata, ku mund të gjeni prostituta në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
prosti.png



Gra publike ose gra të përgjithshme. Kështu quheshin punëtoret e seksit në Shqipërinë e qeverisur nga Mbreti Zog, i cili mori vendimin për ta legalizuar këtë aktivitet duke sjellë vajza nga Mali i Zi dhe Serbia, që u regjistruan në shtëpitë publike të asaj kohe që funskiononin si një biznes i legalizuar me rregulla dhe sanksione të përcaktuara qartë.

Vendosja e regjimit komunist ne Shqiperi, i dha fund epokes se prostitucionit profesionist  te krijuar deri ne ate kohe. Por ai, gjithashtu, nuk lejoi asnjë lloj trafikimi te grave, adoleshenteve e, pergjithesisht, te qenieve njerezore.  Kodi Penal parashikonte te denohej, madje ashper, vetem ushtrimi i prostitucionit.

Pas viteve ’90  në Shqipëri u shfaq fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore, me qëllim prostitucionin. Kryesisht viktima të këtij aktiviteteti ishin vajza shqiptare, por të trafikuara jashtë vendit.

Prostitucioni brenda kufirit shqiptar shfaqet ndjeshëm pas viteve 2000. Si një veprimtari ilegale, por fitimprurëse.

Në një artikull të botuar në të përditshmen “Panorama”, thuhet se në Tiranë kushdo që kërkon mund të bleje seks, që varion në çmimet bazë nga 50- 100 euro.

Sipas këtij artikulli mënyra me të cilët mund të sigurohen këto vajza janë shoferët e taksive që punojnë gjatë natës, recepsionistët e hoteleve (ashtu si në shumë vende të tjetra të Europës) apo prostitutat e rrugës që shihen kryesisht në qendër të qytetit, çmimi i të cilave varion nga 3-12 euro.

Klubet e natës apo qendrat e masazheve, duket se gjithashtu janë vende ku mund të sigurohen vajza për seks me pagesë.