• |
ide | kryesore

Adi Krasta i rikthehet televizionit, firmos kontratë me…

Arkiva, Paparazzi
IMG_6953.JPG



Ai është një nga moderatorët më popullorë por edhe më të dashur për publikun shqiptar. Mungesa e Ad Krastës në ekranet televizive është diskutuar jo pak herë, gjithashtu edhe arsyet e shkëputjes së tij, që mesa duket ka qenë e përkohshme… Kohët e fundit po qarkullojnë zërat se prezantuesi do të angazhohet së shpejti në televizionin “Ora News”. Ai këto kohë është parë në ambientet e këtij televizioni , dhe burime për “Bordo” raportojnë se një kontratë është firmosur. Se cili do të jetë show i ardhshëm i Adit në këtë televizion na mbetet ta zbulojmë në vijim. Ky lajm me siguri që do të gëzojë admiruesit e tij , pasi do t’i rikthehet ekranit një nga moderatorët më të pëlqyer që ka ditur t’i rezistojë kohës…