• |
ide | kryesore

Alma Bektashi nuk do të jetë më e njëjta, këngëtarja kryen operacionin transformues?

Arkiva, Paparazzi
alma.jpg



Mediat kosovare kanë zbuluar se këngëtarja e njohur e viteve ’90 ka pësuar një ndryshim drastik. Alma Bektashi, vetëm pak ditë më parë u bë me shtëpi të re dhe gjithashtu ka konfirmuar vazhdimësinë si anëtare e jurisë në “The Voice”. Por si duket, të gjitha këto nuk i kanë mjaftuar këngëtares, pasi ajo këto ditë ka bërë edhe një ndërhyrje estetike.

Magazina.al, ka mësuar se Alma tashmë ka bërë një ndërhyrje dhe ka rregulluar hundën. Kurioz mbetet fakti se si do të duket këngëtarja me hundën e re, por e sigurtë është që një nga tiparet e saj dallues, nuk do të jetë më i njëjtë në fytyrën e Almës.