• |
ide | kryesore

“Bomba” e Wikileaks: Do trondisim zgjedhjet presidenciale në SHBA!

Arkiva, Planet
161004-assange-cr-0554_f4f856a1aae3083a821f50f0c8eff845.nbcnews-ux-2880-1000.jpg



AssangeJulian Assange, themeluesi i Wikileaks ka premtuar se organizata e tij do të publikojë dokumenta të reja që hedhin dritë mbi zgjedhjet Presidenciale që do të zhvillohen ne 8 nëntor në SHBA. Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, Assange ka premtuar se organizata do të bashkëpunojë me më shumë media për të ekspozuar sekretet qeveritare dhe të korporatave.

Wikileaks do të publikojë dokumenta mbi zgjedhjet presidenciale amerikane para 8 nëntorit.

Paralajmërimi u bë nga themeluesi Julian Assange në një deklaratë të shumëpritur nga teatri Volksbuhne në Berlin, ku ai mohoi akuzat se publikimet do të dëmtojnë imazhin e kandidates demokrate Hillary Clinton.

Assange sqaroi se deklaratat e tij lidhur me këtë çështje ishin keq-përdorur.

Në llogarinë e tij në Twitter, Assange njofton se Wikileaks që sot feston dhe 10 vjetorin e krijimit do të publikojë dokumenta për 10 javë me rradhë, raporton Oranews.

Assange ka premtuar se organizata po zhvillohet dhe po planifikon ta shtrijë bashkëpunimin e saj me të tjera media, përtej 100 aktualeve.

Assange la të kuptohej se Wikileaks ka kaluar në disa ndryshime në financim dhe organizim.

Themeluesi i Wikileaks gjithashtu premtoi se do të publikonte dokumenta lidhur me luftën, naftën, Google dhe survejimin masiv, teksa i bëri thirrje ndjekësve të tij ta mbronin Wikileaks nga sulmet.

Projekti që ka për qëllim të ekspozojë sekretet qeveritare dhe të korporatave, është kthyer nga një faqe e panjohur e gazetarisë në një fenomen global.

Ndër publikimet më të bujshme të saj përfshijnë dokumentat ku detajohen pajisjet ushtarake amerikane të dërguara në Afganistan dhe Irak dhe procedurat operacionale të sjelljes ndaj të dyshuarve për terrorizëm në burgun e Guantanamo Bay.