• |
ide | kryesore

Incidenti i Luana Vjollcës, darka e prezantueses përfundon keq

Arkiva, Paparazzi
14569064_10154551973079362_1057796087_n.jpg



Prezantuesja seksi nuk harron asnjë moment të ndajë me ndjekësit çaste nga përditshmëria e saj. Pushimet luksoze, vendet ekzotike, drekat e darkat e Luanës pasqyrohen rregullisht në profilet e saj në mediat sociale.

Restorantet e shtrenjta dhe verërat që duket se janë dobësia e 25-vjeçares, zënë vend të veçantë në postimet e prezantueses së Top Channel.

Gjithë kjo varësi ndaj rrjeteve sociale, duket se është vërtetuar edhe në një moment jo pak të sikletshëm për të. Teksa darkonte, Luanës i është thyer gota e verës. Por,  ajo nuk e ka ndalur raportimin ‘live’. Bjondja postoi foton e gotës së thyer dhe kërkoi nga fansat shpjegim për incidentin.