• |
ide | kryesore

Era Istrefi intervistë për britaniken “Indipendent”, këngëtarja rrëfen çfarë do të ndryshonte nga muzika shqiptare

Arkiva, Paparazzi
era.jpeg



Një nga gazetat më me influencë jo vetëm në Britaninë e Madhe ka realizuar një intervistë me yllin e ri të pop-it botëror. ‘The Indipendent’, siç shumë prej fansave të saj e quajnë tashmë, e përshkruan stilin e Era Istrefit si një miks mes kantautores amerikane SIA dhe të pakrahasueshmes Rihanna.

Era Istrefi, 22 vjeç është një artiste tërheqëse nga Kosova e cila këtë vit nënshkroi kontratën e saj me “Sony”-n dhe vitin e ardhshëm premton projekte të mëdha. Video e saj “Bonbon” ka mbledhur më shumë se 180 milion shikime në Youtube ku ajo qartazi shpalos cilësitë e një ylli, me talent dhe potencial.

Era, çfarë po dëgjon në këtë moment?

Atë për të cilin kam pritur… Albumin e ri të Frank Oceans, e dashuroj! Duket eksperimental, shpirtëror dhe shumë i freskët.

Çfarë mendon për krahasimet që të bëjnë, je një miks mes Rihanna-s dhe SIA-s?

Para së gjithash është një kompliment i jashtëzakonshëm të krahasohem me to. Më thonë se kemi shumë ngjashmëri dhe mua më përshkruajnë në internet si “fëmija e tyre”. Por, e pranoj është një sfidë e madhe. Sepse të duhet shumë punë të arrish atje, në shkallët e karrierës së tyre. Por, më motivon të punoj sa më fort çdo ditë!

Shpesh njerëzit shfaqin personalitete të ndryshme kur flasin (ose këndojnë) në gjuhë të ndryshme nga ajo e veta. Të ndodh dhe ty kjo?

Poooo! Jam shumë e lumtur për atë! Gjuhët e huaja tigëllojnë shumë bukur dhe ne duhet t’i përfshijmë të gjitha në muzikë dhe art. Në fakt nuk ishte e vështirë për mua të kombinoja gjuhën time, shqipen, me anglishten. Pasi, e para është gjuha ime e nënës, ndërsa anglishtja është gjuha ime e dytë. Të gjithë në Shqipëri përziejnë anglishten në përditshmëri. Ndoshta ngaqë tingëllon bukur për gjeneratën e re, i plotëson ata me shprehje të lezeçme. Është si të pasurosh fjalorin me fjalë të reja. Kam përshtypjen se ky fakt të bën të ndihesh si me dy personalitete të ndryshme, në gjuhë të ndryshme. Veten e shoh më pozitive kur flas në anglisht. Ndoshta nga tingulli i zërit ose sepse dashje pa dashje sillem sikur jam anglishtfolëse. Është personi që ndryshon, por karakteri mbetet i njejtë gjithnjë. Kur “Bonbon” ‘shpërtheu’ më dha shumë vetëbesim. Të gjithë u frikësuan. Kështu është historia.

Pse mendon se kjo këngë shkaktoi tronditje tek të tjerët?

Unë mendoj dhe besoj se gjërat e mira ndodhin në kohën e duhur. E dyta është kombinimi i zhanerve, gjë e cila i mungonte industrisë së muzikës dhe jam vërtetë e lumtur që po e jetoj këtë moment.

Si ndihesh në raport me vajzat e tjera shqiptare që janë yje të pop-it?

Janë të gjitha të mrekullueshme! Janë unike. Jam shumë e lumtur që shumë talente shqiptare kanë shpërthyer në vitin 2016. Kush e mendonte se kjo do të ndodhte… veçanërisht që ne shqiptarët mendojmë gjithnjë se “nuk jemi të mirë” për botën. Është e trishtueshme. Por tashmë jam e gëzuar! Jam shumë e lumtur që për një kohë të shkurtër të bëhem kaq e dëgjuar në internet, aq më tepër me një këngë në shqip. Nuk mendoj se kjo ka ndodhur më herët. Ndoshta jam e para që arrij deri këtu. (qesh)

Cila ka qenë shfaqja jote e parë ku këndove dhe cila ka qenë më e mira deri më tani?

Koncerti i parë ishte natën e vitit të ri 2016. Isha ‘live’ me një bandë. Nuk po konsideroj shfaqjet e mëhershme me ‘playback’ sepse në to, nuk jam ndjerë 100% vetja. Në fakt, e vetmja gjë që do të ndryshoja në muzikën shqiptare janë skenat ku këndohet me playback’. Do doja t’i zhbëja.

Nata e vitit të ri është dhe e preferuara ime sepse kisha kohë të përgatitesha dhe të dilja perfekt./ Lapsi.al