• |
ide | kryesore

Roza Lati mallkon pronarin e medias që i premtoi punë

Arkiva, Paparazzi
IMG_6978.JPG



Kur flitet për projekte televizive, siguritë janë të pakta, prandaj mundësitë për bashkëpunime duhen mbajtur të hapura. Këtë mësim dha Roza Lati në emisionin e pasdites, si e ftuara e Rudina Magjistarit, teksa tregonte eksperiencën e saj të hidhur. Në fillim të këtij viti ajo tha se kishte pasur një marrëveshje (asgjë të shkruar me sa duket) me zotin Berat Buzhala, drejtuesin e gazetës Express në Kosovë, për të punuar në projektin e tij televiziv “Express Rozë”. Sipas prezantueses, asaj i është dashur të refuzojë oferta të tjera televizive për t’i qëndruar besnike marrëveshjes me Buzhalën ndaj edhe këtë vit nuk ka qenë e angazhuar full time në ndonjë televizion. Ky episod e ka nervozuar me sa duket Rozën dhe ende nuk e ka kapërcyer zhgënjimin, pasi siç u shpreh gjatë intervistës me Rudinën, reflektonte ende mllef. “Ia bëftë Zoti siç e ka shpirtin!”- u shpreh Roza, duke iu drejtuar Buzhalës, të cilin donte ta përmendte për këtë veprim të tij.