• |
ide | kryesore

Loja e rrezikshme e Luanës, pozon me armë në publik

Arkiva, Paparazzi
arma.jpg



Pas pushimeve përrallore, prezantuesja e Top Channel i është rikthyer punës në ekran. Luana Vjollca ka nisur xhirimet për emisionin e ri që po përgatit së bashku me aktorët e “Pa Limit”. Por, teksa ka zbuluar se gjendet në stadium dhe luan rolin e personit që shkrep armën për të nisur garën, Luana Vjollca nuk e ka përmbajtur veten dhe ka drejtuar pistoletën nga ai që po filmonte me telefonin e saj. Ndoshta e ndikuar nga atmosfera gazmore, ose nga padituria se një veprim i tillë është i rrezikshëm, prezantuesja e postoi “aksionin” në Snapchat. Pavarësisht se pistoleta mund të jetë vetëm për zhurmë, pra lodre, këto veprime janë të pa pranueshme pasi mund të frymëzojnë fansat e saj të shumtë.