• |
ide | kryesore

“Unë me zezakun vazhdoj, se mos nuk iu zë gjumi”, tifozja shqiptare shpërthen sërish kundër publikut shqiptar

Arkiva, Paparazzi
848af380961b040fe455cb01a3a96d60.jpg



Të gjithë e pamë së fundi si protagoniste të një kamera të fshehtë që emisioni investigative “Le Iene” i kishte besuar, ku Irid Oxa, një nga të cilësuarat si tifozja më seksi e Euro 2016, futi në kurth këngëtarin italian Moreno Dandoni, fituesi i “Amici”. Në materialin e transmetuar, Irid, pasi i dërgoi disa mesazhe, shkoi në shtëpinë e këngëtarit duke i treguar se ishte shtatzënë pas asaj nate që kishin kaluar bashkë. I habitur nga kjo vizitë në 8 të mëngjesit, 27-vjeçari Dandoni reagoi ashpër dhe i thotë shqiptares se nuk e dëshironte fëmijën e saj. Pas një debati që përfshiu edhe një mik të këngëtarit, në fund u kuptua se e gjitha ishte një kamera e fshehtë ndaj tij.

Krahas publikut italian, që me siguri kanë qeshur me rrengën ndaj këngëtarit, të shumtë kanë qenë edhe shqiptarët që kanë ndjekur programin e që nuk e kanë pritur aspak mirë sjelljen e 27-vjeҫarit italian, ndaj edhe kanë nisur reagimet e ashpra. Me sa duket, një pjesë e tyre nuk kanë mbetur të kënaqur as nga pjesëmarrja e Iridës në këtë program, ndaj edhe kanë vërshuar komentet në profilet sociale. Pas komenteve dhe reagimeve për futbollistin me ngjyrë, të shumta kanë qenë edhe ato për programin televiziv, pjesë e të cilit ishte edhe bukuroshja shqiptare.

E prekur edhe një herë për gjithҫka është shkruar këto dy ditë edhe në profilin e saj, Irid ka shpërthyer në Instagram!