• |
ide | kryesore

Ushtria amerikane po jep alarmin: Lufta e Tretë Botërore është e pashmangshme

Arkiva, Planet
dgfdgf.JPG



Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë më të tensionuarat që prej Luftës së Ftohtë dhe kjo ka bërë që njerëzit të flasin gjithnjë e më shumë për një luftë të tretë botërore.Shumë janë skeptikë për një skenar të tillë, por i thënë nga ushtarakë të lartë amerikanë, ky skenar bëhet akoma më i besueshëm.

Gjeneralë, kolonelë dhe admiralë të Shteteve të Bashkuara u mblodhën në Uashington në një konferencë për ‘të ardhmen e ushtrisë’, ku bënë një parashikim tepër të zymtë për të ardhmen.

Thuajse të gjithë ishin në një mendje kur thanë se Lufta e Tretë Botërore jo vetëm që është e pashmangshme, por do të jetë edhe më e shkurtër dhe shumë herë më gjakatare se dy çmenduritë e para botërore. 

AMERICAN military bosses have confessed that Ëorld Ëar 3 is “almost guaranteed” and ëill be “extremely lethal and fast.”

Speaking at a ‘future-of-the-Army’ panel at the Association of the U.S. Army in Ëashington, generals and other leading figures laid out their depressing forecasts for upcoming conflicts.

Smart ëeapons and artificial intelligence ëill dominate these ultra-violent ëars betëeen super-aggressive nation states.

Siç raporton “Defense One”, Gjeneral/Major, Ëilliam Hix tha se një konflikt global i në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurës, i shkurtër dhe Shtetet e Bashkuara të vetme nuk do të kenë në dorë mbylljen e tij.

Në konferencë është folur edhe për rolin e teknologjisë, ku drejtuesit e ushtrisë amerikane mësohet të kenë kërkuar një marrëdhënie të re mes njeriut dhe makinerive inteligjente.

“Shpejtësia me të cilën do të rrjedhin ngjarjet tejkalon aftësitë njerëzore, ndaj një pjesë e vendimeve do t’u lihet në dorë makinerive”, citohet Hix.

Gjenerali amerikan nënvizon “dy rreziqe të mëdha për Shtetet e Bashkuara”, Kina dhe Rusia.

“Që të dyja këto vende po investojnë shumë në teknologji dhe po zgjerojnë shumë ushtritë e tyre. Kjo duhet të na gjejë gjithnjë të përgatitur, edhe për skenarë shumë më tragjikë se ai Korean”, thotë ai.

Lufta në Kore është lufta ku Shtetet e Bashkuara kanë pësuar humbjet më të mëdha në ushtrinë e vet. Rreth 30 mijë ushtarë gjetën vdekjen në konfliktin që u shua me krijimin e dy shteteve, Veriut komunist të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina në atë kohë dhe Jugu i mbështetur nga SHBA.

Gjenerali Joseph Anderson citohet të ketë ketë folur për kërcënime nga “shtete moderne që po sillen gjithnjë e më agresivë në fushën ushtarake duke provokuar vazhdimisht”, referuar këtu Rusisë, por ndoshta edhe Kinës, që ka shtuar aktivitetin e vet ushtarak në Detin e Kinës.

Ai që i vuri vulën, po sipas të njëjtave burime, është Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Mark A.Milley.

“Lufta mes shteteve është thuajse e sigurtë”, mësohet të jetë shprehur ai, duke shtuar se Pentagoni duhet të vazhdojë të investojë në teknologji për të ruajtur supremacinë amerikane në luftën ajrore, supremaci e vendosur që nga koha e luftës koreane./tch/