• |
ide | kryesore

Aktori grabitet përpara ndeshjes Kosovë – Kroaci

Arkiva, Sport
tifoze-3-573x350.png

Ndeshja Kosovë-Kroaci mblodhi mijëra dashamirës të futbollit që u dyndën në rrugët e Shkodrës. Por kjo ka qenë një “ditë pune” për hajdutët e xhepave që kanë shfrytëzuar rastin. Një viktimë e tyre ka qenë edhe artisti i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu. Ai e ka denoncuar vjedhjen e telefonit iPhone dhe portofolin e tij në polici por edhe në rrjetin social Facebook. Me ndihmën e policisë ai ka arritur të gjejë telefonin por jo portofolin.


Postimi i Fatmir Spahiut në Facebook:


Mbram me kane vjedh e me kane thá ne Shkoder! Kuleten dhe telefonin! E tere kjo ndodhi tek kontrolli i pare nja 200-300 metra nga Loro Boriçi ! Rastin e lajmerova tek policia e Kosoves pastaj tek ajo e Shqiperise! Me ndihmen e aplikacionit “find my iphone” nga telefoni i shokut tim qe ishte me mua dhe me insistimin e tij per te cilin e falemderoj dhe me gatishmerine e disa policeve civil fantastik te Shkodres Iphoni u gjet pas nje ore, kurse hajni u arrestua! Pas lojes shkova ne polici per me dhane deklaraten dhe me mar telefonin dhe me pa punen e kuletes e cila kishte shume dokumente te rendesishme, por kuleta nuk u gjet edhe pse ishte ne te njeitin xhep me telefonin, gjithsesi policia ishte super profesionale dhe i falemderoj per kete gje! Pjesa interesante ishte numri i Shqiptarve te Kosoves qe mbrem ishin te vjedhur, bile bile ju propozova ta themelojme nje sindikatë!”

Rezultate imazhesh për fatmir spahiu
Kthehu