• |
ide | kryesore

Shtëpia misterioze e mbuluar me bar, ku mendohet se Putin kalon pushimet (FOTO)

Arkiva, Planet
putini_1475799489-1973738.jpg



Vladimir Putin besohet se është pronari i këtij kompleksi gjigant, që fshihet thellë në malet e pjesës jugore të Rusisë.
Shtëpia e veçantë e ka kulmin e mbuluar nga bari, në mënyrë që presidenti të mos diktohet nga spiunët perëndimor, transmeton Telegrafi.
 
Derisa në pjesën e prapme është mali i dendur me drunj, përpara ndodhet liqeni, kurse anash helipadi.
 
Pjesa e brendshme e shtëpisë ka një arkitekturë unike të stilit skandinav, derisa mobiliet kanë kualitet të lartë.
 
Në këtë vendqëndrim sekret që ndodhet në Karelia, Putini është parë duke i kaluar pushimet gjatë muajit korrik.
 
Këto pretendime i ka bërë televizioni i pavarur rus Rain Tv, duke u bazuar në një burim të sigurt.