• |
ide | kryesore

Videoskandali që mund të shkatërrojë fushatën e Trump

Arkiva, Planet
trump3-634x381.jpg



A mund të jetë kjo goditja fatale për kandidatin republikan, Donald Trump?

Një video e re e publikuar nga gazeta “Washington Post”, e realizuar në vitin 2005, tregon Donald Trump, që sapo ishte martuar me Melania-n, teksa diskuton përpjekjet e tij për të joshur një femër të martuar.

Trump flet me prezantuesin Billy Bush, i cili ka kërkuar falje për këtë video, duke thënë se ka ndodhur 11 vite më parë.

“Isha më i ri, më i pjekur dhe kam vepruar si idiot. Jam shumë i keqardhur”.

Por çfarë thotë Trump në video?

“U përpoqa dhe e q… Ajo ishte e martuar”.

“Ti e di, unë tërhiqem automatikisht nga e bukura. Thjesht filloj t’i puth. Është si magnet. Vetëm puthje. Madje as nuk pres”.

“Kur je një yll, ato të lejojnë ta bësh këtë. Mund të bësh ç’të duash. Kapi për p… Mund të bësh ç’të duash”.

d9-5

Trump reagoi pas publikimit të videos, duke kërkuar falje.

“Këto fjalë nuk reflektojnë atë që jam unë. Kërkoj falje”.

“Kam thënë dhe kam bërë gjëra për të cilat më vjen keq. Kushdo që më njeh, e dinë që këto fjalë nuk reflektojnë atë që jam unë. E thashë, kam gabuar dhe kërkoj falje”.

“Nuk kam qenë kurrë një person perfekt dhe nuk pretendoj të jem i tillë”.

“Bill Clinton ka abuzuar me femra dhe Hillary ka tallur, sulmuar dhe turpëruar viktimat e tij”.

“Këtë do e diskutojmë në ditët në vazhdim”, shtoi ai.

Kurse rivalja, Hillary Clinton tha se video e Trump ishte horror.

“Nuk mund të lejojmë këtë njeri të bëhet president,” tha ajo.