• |
ide | kryesore

De Biazi me skemën 4-1-4-1 për të ndalur Iberikët

Arkiva, Sport
vlcsnap-2016-10-09-18h01m20s610.jpg

Kombëtarja do të përballet me Spanjën me ndryshime të shumta. Synimi është për të marrë një pikë të paktën dhe De Biazi e di mirë se nuk mund të luajë si ndaj Lihtenshtajnit. Skema sot pritet të jetë 4-1-4-1. Me një lëvizje në mbrojtje, ku Agolli i zë vendin Alijit, ndërsa tre të tjerët janë po ata, Hysaj, Mavraj e Gjimshiti, përpara portierit Etrit Berisha. Thuajse e panjohur mesfusha në krahasim me atë të 6 tetorit në Vaduc. Xhaka duket se ka bindur trajnerin të jetë lojtari i vetëm përpara mbrojtjes. Më tej është katërshja Roshi-Lila, Memushaj e Lenjani, pra mesfushori i Peskarës dhe lojtari i Renës kthehen në 11-she. Në stol duket se do të ulet Jahmir Hyka, po ashtu si Azdren Llullaku. Sulmi krejt papritur nuk do të ketë suprizë. U fol për Sokol Cikalleshin titullar, por me stërvitjen e fundit De Biazi kuptohet se do t’i besojë përsëri Bekim Balajt. Shkodrani ka shënuar në dy përballjet e fundit, në Shkodër ndaj Maqedonisë dhe në Luksemburg, dhe besohet se ky moment pozitiv e bën edhe më të rëndësishëm. Trajneri i Spanjës, Lopetegi, pritet të ketë formacionin e tij të zakonshëm, me skemën 4-3-3, me Iniestën në regji, dhe me Moratën si qendërsulmues. Shqipëria kryeson renditjen e grupit eleminator të Botërorit me 6 pikë, ndaj 4 të Spanjës e Italisë, ndërsa sonte, janë në program edhe Izrael-Lihtenshtajn e Maqedoni-Itali/ Abcnews