• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tjetër humbje, Ukraina mund pastër Kosovën

Arkiva, Sport
ukraina-640x360.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 3-0 nga Ukraina në duelin e zhvilluar në Krakovë të Polonisë. Bunjaku e filloi takimin me formacion krejt tjetër, ku Shala dhe Meha u inkuadruan në mesfushë, teksa Vedat Muriqi udhëhoqi sulmin që në krah kishte Rashicën e Valon Berishën. Në mbrojtje startoi Amir Rrahmani. Ukraina nga ana tjetër hyri pa ndryshime në këtë takim, që doli të jetë shumë më i vështirë për ta nga sa e menduan. Deri në minutën e 30-të, kur Milot Rashica me një lëvizje të bukur shmangu dy lojtarë dhe gjuajti në drejtim të portës së Piyatov, por që u ndal nga ky i fundit. Menjëherë në kundërsulm, Kravets mori një top nga Zinchenko, ku pas një goditje e cila u devijua, e mposhti portierin Samir Ujkani, të cilit topi i kaloi mbi kokë. Pjesa e dytë ishte e zjarrtë dhe filloi me intensitet të lartë nga përfaqësuesja jonë, teksa Berisha u inkuadrua në lojë. Ishte pikërisht Berisha ai që rrezikoi portën kundërshtare me anë të një goditje, por që u ndal nga portieri. Në vazhdim ishte mbrojtja e Kosovës që stoikisht ndali sulmet kundërshtare dhe mundësoi kundërsulme të cilat shkaktuan rrezik për kundërshtarët. Berisha arriti që me anë të një goditje të rrezikonte sërish, por prekja me dorë nga kunërshtari nuk u sinjalizua për penalti nga gjyqtari, i pa fat Bernardi. Në vazhdim sërish Kosova insistoi dhe madje përfaqësuesja jonë qëlloi edhe shtyllën. Por, pikërisht atëherë kur u mendua se mbojtja e Kosovës do të rezistonte dhe do të niste kundërsulme, pikërisht atëherë ndodhën gabimet. Yarmolenko me një goditje në minutën e 81-të shënoi për 2-0, derisa Rotan (87’) shënoi për 3-0 dhe golin e nokautit pas një perceptimi të dobët të mbrojtjes dhe portierit Ujkani. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 dhe Kosova pësoi edhe humbjen e dytë në këto kualifikime. Për dallim nga ndeshja me Kroacinë, Kosova u paraqit dukshëm më mirë, teksa rezultati nuk është real me atë që treguan djemt tanë në fushë. Pas kësaj humbje Kosova mbetet në vendin e fundit të Grupit I me një pikë të, po aq sa ka edhe Finlanda që u mposht nga Kroacia.


 


Kthehu