• |
ide | kryesore

Getoari “lë nam” kur mëson se Marina po e xhiron në video

Arkiva, Paparazzi
14658299_1091921134237775_1651341082_n.jpg



Zakonisht janë vajzat ato të cilat shkrepin 20 herë aparatin, që jalla të nxjerrin një foto të hajrit për ta publikuar. Por, me sa duket edhe meshkujt të cilët u duhet të ruajnë një imazh të caktuar në publik, rregullohen e komplikohen kur u drejton kameran. Këtë e ka dëshmuar së fundi reperi i Babastars i cili është futur në “kurth” nga e dashura e tij. Marina Vjollca madje është gajasur me reagimin e Getit, teksa ky i fundit mbledh barkun dhe rregullon bluzën kur mëson se ajo po e xhironte, ndryshe nga sa kishte menduar ai se po i bënte thjesht një foto. Hidhini një sy reagimit të Getoarit dhe mos u mërzisni me gocat, sepse siç e shikoni, ka dhe çuna që shqetësohen për pamjen e jashtme po njësoj.