• |
ide | kryesore

Këngëtarja e njohur shqiptare aksidentohet në mes të Tiranës

Arkiva, Paparazzi
IMG_7159.JPG



Rrugët e bllokuara përreth qendrës dhe trafiku i çmendur duket se kanë ndikuar në aksidentin që përfshiu Samanta Karavellës. Pasditen e së shtunës rreth orës 17 këngëtarja e cila ishte në timonin e një makine “Citroen” me targa AA339NJ, është përplasur me një kamion, raporton Icon.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, por vetë këngëtarja e hitit “Asnjo si unë”, nuk është dëmtuar fizikisht. Si pasojë e përplasjes automjeti me të cilin ajo po udhëtonte ka pësuar dëme në pjesën e përparme. Samanta Karavella ka qenë duke udhëtuar e vetme në makinë.