• |
ide | kryesore

Sa paguhet Ermal Mamaqi për emisionin e tij në Tv Klan?

Arkiva, Paparazzi
59441c81e603a229770177366115c585.jpg



Kalimi i tij në televizionin kombëtar Klan, krahas përgjegjësisë, duket se i ka rritur dhe përfitimet Ermal Mamaqit. Në një intervistë për emisionin “Elite Zone” në Kosovë, komediani i njohur rrëfeu për karrierën dhe biznesin. Natyrisht që interesi për një personazh të suksesshëm sa Ermali shkon përtej profesionit, ndaj me këmbëngulje gazetarja Elita Rudi deshi të zbulojë shumën e parave që paguhet Mamaqi. “Audienca është dhjetëfishuar, gjithashtu dhe rroga ime”, u përgjigj me humor aktori i cili për shumën ekzakte të parave që merr, tha: “Do që të shkaktojmë tërmete?!”.

Në këtë mënyrë, rroga e Ermalit vazhdon të mbetet mister.