• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Adolfo Sormani largohet nga Partizani

Arkiva, Sport
14656422_560527087475025_272555741618161170_n.jpg



Tekniku italian Adolfo Sormani ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me 15- të herë kampionët e vendit, Partizanin.

“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Trajneri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional” –thuhet në deklaratën zyrtare.