• |
ide | kryesore

Flet Ergys Kaçe: E vërteta e largimit tim nga kombëtarja

Arkiva, Sport



Lojtari i kombëtares së futbollit Ergys Kaçe ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media për largimin e lij nga Shqipëria për shkak të mosaktivizimit.

Me një komente në rrjetet sociale Kaçe e thotë që në fillim se lajmi është i pavërtetë.  

“Pershendetje te gjithe ndjekesve te mi…

Dua te pergenjeshtroj nje lajm te nxjerre nga mediat per largimin tim nga Kombetarja Shqiptare si shkak mosperputhje me tranjerin tone Gianni De Biazi…

Ky lajm nuk eshte aspak i vertet !

Une nuk do te largohesha kurre nga Kombetarja Shqiptare per asnje lloj arsyeje.

Une ne Kombetaren Shqiptare kam ardhur me nje deshire te plote dhe kurrsesi s’do te doja largimin nga Kombetarja ime.

Per ekipin tone Kombetar kam ndenjur dhe ne stol,dhe ne tribune por dhe ne Formacion,dhe kam respektuar gjithmone zgjedhjet e trajnerit.

Shqiperia ose Kombetarja Shqiptare eshte prejardhja ime, eshte Atdheu im pavarsisht, se une jam rritur ne nje shtet tjeter,nuk e kam mohuar kurre Atdheun tim dhe Jam shume Krenar qe jam Shqiptar.

Theksoj per ''Lajmet Fallco'' dhe te paverteta qe une si Ergys Kace jam i lumtur ne cdo moment kur KOMBI im fiton pavarsisht a jam ne stol,ne tribune, apo ne formacion.#ShqiperiaMbiTeGjitha

Me Respekt Ergys Kace”– ,mbyllet komenti i lojtarit.