• |
ide | kryesore

Dëmtim i rëndë për Abrashin, shtrohet në spital

Arkiva, Sport
abrashii-780x439.jpg



Kthimi në stërvitje me Freiburgun ka rezultuar shumë pa fat për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashin.
 
Futbollisti, i cili ndoqi nga stoli ndeshjen e fundit të kombëtares kundër Spanjës, është dëmtuar dje në stërvitje me ekipin e tij dhe ka përfunduar në spital pasi ka marrë një goditje në kokë dhe dyshohet që ka pësuar traumë.
 
Sipas informacioneve të publikuara në mediat gjermane, gjatë stërvitjes së djeshme, duke larguar topin para portës, Abrashi ka rrëshqitur dhe ka përplasur kokën në pjesën prapme të shtyllës.
 
Stërvitja u ndërpre për disa minuta, ndërsa Abrashi u largua drejt spitalit me ndihmën e shokëve të skuadrës.
 
Dyshohet se ai ka pësuar një tronditje dhe si rrjedhojë do të lihet paraprakisht pushim për këtë fundjavë, ndërsa priten ekzaminime të tjera.
 
“Abrashi është në spital, ne duhet të presim diagnozën para se të flasim më qartësisht për situatën e tij”, ishin fjalët e trajnerit Kristian Straih.
 
Ndërsa klubi i ka uruar lojtarit kthim të shpejtë në fushë nëpërmjet një mesazhi në faqen e internetit.
 
Mësohet se lojtari tashmë është më mirë dhe mund të kthehet shpejtë në fushë.