• |
ide | kryesore

Latifi: De Biazin do ta bind që mos më çojë më në tribunë

Arkiva, Sport
kace-latifi-ne-tribune-470x377.jpg



Në një intervistë për Supersport, lojtari i Skënderbeut Liridon Latifi, foli në fund të takimit të fituar ndaj Teutës, duke vlerësuar lojën e korçarëve dhe duke komentuar grumbullimin e parë me kombëtaren.

Për ndeshjen

“Luajtëm mirë por nuk arritëm të shënonim rastet që patëm. Për fat shënuam vetëm në minutën e 4-t shtesë dhe morëm 3 pikët.”

Për golat e munguar

“Mendoj se sot nuk kishim fat që nuk arritëm të bëjmë më shumë gola sepse sulmi funksionoi mirë. Gjatë lojës kemi bërë lëvizje të mira nga krahët.”

Për kombëtaren

“Ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e kombëtares. Ndeshja me Spanjën ishte një ndeshje shumë e mirë. Dalëngadalë do të fitoj besimin e trajnerit që nuk më mori në pankinë këtë radhë. Duke u rritur do i bëj gjërat më mirë.”