• |
ide | kryesore

Shenjat e dhunës në fytyrë, shikoni si përfundoi Cozman pas sherrit me Noizyn

Arkiva, Paparazzi
cc_1476251707-161791.jpg



Shumë video e pamje nga përleshja në Prishtinë u publikuan, por fotot e dala së fundi në qarkullim, tregojnë një pamje dramatike të reperit Cozman i cili me sa duket përfundoi keq pas sherrit me Noizyn.

Në faqen “Vipat e Bllokut” u shpërndanë pozat e njohura si ‘mugshot’, duke nxjerrë në pah dhunën e ushtruar në fytyrën e reperit Cozman.

Ish i dashuri i Tunës duket vërtetë i lënduar dhe këto shenja besohet se kanë ardhur si pasojë e rrahjes me pjesëtarët e OTR. Sherr i cili përfundoi me plagosjen e Noizyt në prapanicë dhe të një tjetër reperi, Varrosit.