• |
ide | kryesore

Zbardhen SMS-të e Kaçes: Nuk vij më sa të jetë De Biasi (FOTO)

Arkiva, Sport
Cana-Kace-Latifi-ne-tribune-470x254.jpg



Mbetet i lartë tensioni në kombëtaren shqiptare të futbollit pas polemikave të Ergys Kaçes që u la jashtë formacionit zyrtar në ndeshjen me Spanjën. Ai u tha gazetarëve në tribunë se “nuk e kuptonte atë që po bënte trajneri”. Kaçe kishte pasur një debat verbal fillimisht me trajnerin e më pas kur kish mësuar se do të përfundonte në tribunë, kishte dashur të merrte rrobat e të ikte nga grumbullimi ende pa u luajtur ndeshja me Spanjën. “Panorama” shkruajti se ishte ndërhyrja e presidentit të FSHF-së, Duka që e kishte kthyer Kaçen në skuadër. Ky lajm i botuar në disa media shqiptare një ditë pas ndeshjes solli reagime të shumta. Rreth orës 15.00 të martës në një profil në Facebook me emrin Ergys Kaçe u botua një deklaratë në emrin e tij që thoshte se lojtari nuk kishte pasur asnjëherë qëllim të linte skuadrën. Kjo u duk se qetësoi ujërat.

“Dua te pergenjeshtroj nje lajm te nxjerre nga mediat per largimin tim nga Kombetarja Shqiptare si shkak mosperputhje me tranjerin tone Gianni De Biazi… Ky lajm nuk eshte aspak i vertet!” – thuhej në Facebook-un me emrin Ergys Kaçe. Por më pas Kaçe e ka hedhur poshtë këtë deklaratë i kontaktuar nga gazetarët shqiptarë. “Nuk kam Facebook, nuk e di kush e përdor atë faqe” – tha mesfushori. Më pas në lojë u përfshi edhe Federata Shqiptare e Futbollit e cila publikoi në faqen onlinë një intervistë me lojtarin.

“Paraprakisht mund të them se këtu s’ka asgjë të vërtetë. Kurrë nuk kam menduar këtë gjë, e jo më ta deklaroj. Unë e dua Shqipërinë dhe jam krenar për atë që kam dhënë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Do të vazhdoj të jap kontributin tim maksimal, në çdo ndeshje, duke treguar vlerat e mia, të cilat si gjithmonë do ti vë në shërbimi të skuadrës.

Ka ndodhur gjë mes jush dhe trajnerit De Biasi?

Asgjë e veçantë, për të tërhequr vëmendje kaq të madhe. Do ta konsideroja një komunikim normal mes një futbollisti dhe trajnerit të tij. Unë e respektoj shumë trajnerin dhe zgjedhjet e tij. Jam formuar si futbollist profesionist dhe e di shumë mirë që zgjedhjet e janë të tijat. Për këtë arsye, nuk e kapërcej kurrë kufirin në këtë raport. Është profesionale të mendosh dhe veprosh kështu. Patjetër që unë dua të luaj të aktivizohem sa më shumë. Ky nuk është ndonjë sekret. Kjo është dëshirë e çdo futbollisti. E di që vetëm me punë, do ti arrij ato që kam dëshirë të prek në karrierë. Dhe këtë kam vendosur të bëj. Të punoj më shumë, për të treguar sa vlej. Nuk komentoj më gjatë” – është një pjesë e intervistës për FSHF-në.

Por sot gazeta “Panorama Sport” ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me lojtarin ku ai deklaron se po mendon të mos vijë më në kombëtare derisa të jetë De Biasi.

Biseda me mesazhe mes gazetarit dhe Ergys Kaçes

Gazetari: Pse, çfarë mund të bësh?

Kaçe: Po, e di. Nuk e di, do të mendohem.

Gazetari: Çfarë thua? Çfarë të mendohesh? Sa trajnerë ikin e vijnë… Ti do të jesh aty. Çfarë thua? Ti i duhesh Kombëtares. Sinqerisht.

Kaçe: Po, e di. Mund të mos vij sa të ikë trajneri. Do të shoh.

Gazetari: Nuk është mirë të dalësh kundra. Pavarësisht gjërave që bën trajneri.

Kaçe: Nuk kam problem.

Gazetari: Do të bësh ndonjë reagim në gazetë? Deklaratë?

Kaçe: Jo, lëre. S’ka gjë. Shkruaje ti vetë ndonjë gjë.

Gazetari: Ta shkruaj që lojtari mund të tërhiqet nga Kombëtarja nëse vazhdon kjo sjellje e trajnerit?

Kaçe: Po. Shkruaj që unë dua të ndihmoj skuadrën dhe e di se mundem dhe nuk e di pse kam këtë sjellje nga trajneri kur ai i di vlerat e mia.

Ergys Kace1 Ergys Kace2

Me gjithë këto konfirmime dhe përgjënjeshtrime situata e Kaçes në kombëtare mbetet e paqartë. Do të jetë ndeshja e ardhshme kundër Izraelit ajo që do të tregojë të vërtetën mbi këtë përplasje që nuk është e para. Për shkak të mosaktivizimit nga De Baisi janë larguar nga kombëtarja edhe lojtarë të tjerë si Alban Meha, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Samir Ujkani, etj.   /lapsi.al/