Stadiumi “Loro Boriçi” nuk do të jetë në dispozicion të Vllaznisë për të paktën 1 muaj. Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit ka kërkuar një kohë të caktuar për të riparuar tapetin e dëmtuar gjatë dy ndeshjeje të luajtura së fundi nga Shqipëria me Spanjën dhe Kosova me Kroacinë. Një faktor dëmtues i tapetit është bërë edhe shiu i dendur që ra ditët e fundit. Deri në riparimin e tapetit të fushës Vllaznia duhet të luajë në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”. Takimi i parë që do të luhet në “Loro Boriçi” pas riparimit do të jetë ndeshja e kombëtares ndaj Izraelit më 12 nëntor. Vetëm pas kësaj do të lejohet të luajë edhe Vllaznia.
Zyrtare/ Mbyllet stadiumi “Loro Boriçi”, u dëmtua tapeti
Arkiva, Sport
