Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka thënë se nuk i pëlqen aspak komentatorin i Super Sportit, Dritan Shakohoxha.
“Pothuajse s’e dëgjoj asnjëherë ndeshjen nën komentin e tij. Nuk më pëlqen si komentator, por e kam mik. Ai do të mërzitet për këtë gjë. Nuk më pëlqen sepse bërtet shumë. Në komentin e tij, duket sikur është ndonjë ndeshje e madhe, por në të vërtetë nuk ka ndonjë gjë të madhe nëse e sheh realisht”, ka deklaruar Duka gjatë emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”.
Shakohoxha së fundit është në qendër të vëmendjes pas fryrjeve që u ka bërë tifozëve të Kosovës, Dardanëve. Këta të fundit kanë kërkuar nga kompania DigitAlb që ta dënoj komentatorin Shakohoxha. /Express/