• |
ide | kryesore

Aurela Hoxha: Nuk ia dal gjithnjë të jem në formë, më mungon liria

Arkiva, Paparazzi
aurela-provokon-k-euml-rcen-dhe-ngre-fundin-m-euml-tep-euml-r-video_hd-640x340.jpg



Ajo është një nga vajzat më të lakuara në publik dhe si e tillë, Aurela Hoxha duket se nuk e ka të lehtë të përballet me realitetin. Pavarësisht se e kemi parë gjithnjë të kuruar në studiot televizive, modelja në karrierë, ka rrëfyer se vuan nga mungesa e të qenit e lirë, në rastin kur nuk i shpëton komenteve ndonëse mund të gjendet tek kafja e lagjes.

“Zgjidhja është të marrësh avionin e parë dhe të shkosh në një vend që nuk të njohin, ku ti mund të kënaqesh e të ndihesh e lirë. Jo gjithnjë mund të dalësh pa grim, apo me flokët e kapura; në Shqipëri situata të tilla janë të sikletshme, sepse edhe nëse je tek kafja e lagjes padyshim që do thonë: Si ia ka lejuar vetes të dali kështu!” – ka treguar bloger-ja Aurela Hoxha në “Wake Up”.

E pyetur se çfarë bën në rastet kur patjetër i duhet të jetë në Shqipëri, ajo ka shtuar duke qeshur “Përpiqem t’i evitoj vendet publike. Frekuentoj ambientet e punës më së shumti, sepse jo gjithnjë ia del të jesh në formë. Zgjidhje mund të jetë edhe një kafe turke me mamin, në shtëpi, pse jo! Prandaj edhe i dua vendet jashtë, aty ku njerëzit, të famshëm dhe jo, janë të gjithë të lirë”,ka thënë Hoxha.