• |
ide | kryesore

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Arkiva, Paparazzi
IMG_7303.JPG



Akademia suedeze e Nobelit nuk arrin te flasë me Bob Dylan. Njëzetekatër orë pas caktimit te çmimit Nobel për Letërsinë, kancelari i Akademisë ka deklaruar se ka arritur të lidhet me organizatorin e tij të turneve, por nuk ka arritur të flasë me vetë fituesin, Dylan.

Bob Dylan këndoi mbrëmë në Las Vegas, por edhe në skenë ai vetëm ka kënduar dhe luajti muzikë, pa cekur asnjë çast çmimin Nobel. Një burim pranë këngëtarit ka thënë për Washington Post se “Dylan nuk është shprehur fare për çmimin për gjatë gjithë ditës”. Sipas Bob Neuwirth, mik i Dylan, “ka gjasa që edhe të mos falenderojë kurrë”.

Nuk dihet nëse në 10 dhjetor, ditën e ceremonisë së dhënies së çmimit Nobel, Dylan do të jetë prezent.