• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Dasma e Lekës ne kopertinën e “Point de Vue”

Arkiva, Paparazzi
IMG_20161014_164158.jpg



Revista franceze people “Point de Vue” i ka kushtuar plote dhjetë faqe plus kopertinën e saj, martesës së Leka Zogut me këngëtaren dhe aktoren Elia Zaharia. Në një shkrim të gazetarit të famshm francez Stephane Bern (qe Lapsi.al e ka lexuar), i cili është edhe autor i programit të njohur në France Television “sekretet e historisë”, i mëshohet idesë së dëgjuar shpesh edhe në Tiranë se kjo martesë i shërbeu imazhit të Shqipërisë.

Autori, i cili bashkë me gazetarin tjetër të njohur, Frederic Mitterannd, ish ministër i kulturës në qeverinë e Sarcozy, udhëtoi me një avion privat për të marrë pjesë në ceremoni, ka parë me kuriozitet faktin se himni i mbretërisë u luajt nga Banda e republikës së Shqipërisë në të parën martesë mbretërore të vendit pas asaj të vitit 1938 mes Zogut dhe Geraldinës.

Një gjë tjetër që gazetarit i bie në sy është edhe shprehja e Frederic Mitterannd: “këtu gjenden sot pasardhësit e të gjithë atyre që kanë dashur ta pushtojnë apo e kanë pushtuar Shqipërinë” (Perkthimi Lapsi.al).

Interesant është edhe rrëfimi i motrës së Geraldinës, Silviane Muselier, e cila i ka parë të tre martesat. “Unë kam qenë 10 vjec në Tiranë në martesën e vitit 1938, pastaj pashë dasmën e Leka Zogut dhe Suzanës dhe sot jam sërish këtu në këtë rikthim të historisë” ka deklaruar ajo.

 

Një eveniment i rrallë

Në shkrimin e Stephane Bern qe po sjell lapsi.al , zbulohen edhe detaje nga darka e dasmës ku thuhet se asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte parë një eveniment të tillë me burra me frak dhe gra me fustane të gjata. Megjithëse vetëm princesha Marie Christine de Kent, dukesha e madhe Maria e Rusisë dhe Margareta e Rumanisë, mbanin diadema të rralla, mbrëmja u shqua për një rafinim të rrallë thotë ai. Bern përshkruan edhe menynë me 5 korse gatimesh të vjetra shqiptare ku mbizotëronin mishi i qingjit, lakrat dhe djathi i dhisë.

Diadema e safirit të Elias

Gjatë ceremonisë Elia mbante një diademë safari dhe diamanti të cilën e kanë mbajtur edhe gjyshja e burrit të saj Geraldina dhe mamaja e tij Suzana. Në shkrim përshkruhet me detaje kjo diademe me një diamant të madh 29 karatësh të cilën Ahmet Zogu e porositi në Vienë tek Ostier për Geraldinën.

Vlera e saj është se pjesa më e madhe e bizhuve të familjes mbretërore është shitur nga Ahmet Zogu në vitin 1959 gjatë një ankandi në Nev York dhe më pas Leka Zogu i shiti edhe ato që i kishin mbetur në vitin 1980. Kjo diademe është nga reliket e vetme që familja ka trashëguar deri sot. (lapsi.al)