• |
ide | kryesore

Adi Krasta në Top Channel, oferta e dytë e paturpshme?

Arkiva, Paparazzi
IMG_7320.PNG



Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga zyrtarizimi i lajmit se moderatori i njohur u rikthye në gjirin e Top Channel, zërat se atij iu ofrua një kontratë e majme janë shtuar. Natyrisht që Adi Krasta nuk do mund të kthehej kollaj në një vend nga i cili u largua jo me pak probleme. Ndaj fjalët që po qarkullojnë nëpër korridoret e Top Channel, bëhen më të besueshme.

Ndonëse prej kohësh flitet për një krizë financiare që Top Channel po kalon, kjo duket se nuk i ka penguar aspak drejtuesit e këtij televizioni t’i bëjnë një ofertë marramendëse Krastës. Ose siç do ta quante vetë prezantuesi, referuar kalimit të dikurshëm në Agon Channel, “ofertë paturpësisht të parefuzueshme”.

Burime konfidenciale brenda Top Channel thanë për lapsi.al se kontrata e Krastës shkon në disa mijë euro për gjithë sezonin. Thënë ndryshe, ndoshta rroga më e lartë që ndonjë prezantues shqiptar merr momentalisht. Por sigurisht shumë më e vogël në krahasim me atë që Krasta merrte në Agon Channel.

Adi Krasta pritet t’i rikthehet emisionit me të cilin dikur u identifikua në ekranin e Top Channel , “E diell”. Ai mund ta ketë rrogën më të madhe se rivali i tij në Tv Klan, por sidoqoftë Adi Krasta nuk e ka kapur asnjë të dielë shikueshmërinë e emisionit të Ardit Gjebreas.