• |
ide | kryesore

Hughes konfirmon të ardhmen e Shaqirit

Arkiva, Sport
Shaqiri-2-780x439.jpg

Xherdan Shaqiri është lidhur me një kalim të mundshëm tek Roma.


Por trajneri uellsian i Stoke Cityt, Mark Hughes ka folur për situatën momentale të kosovarit.



Numri një i Stoke Cityt ka deklaruar se Xherdan Shaqiri do të mbetet në Stoke City edhe për stinorin e ri.

“Shaqiri është i përqendruar vetëm tek Stoke City. Ai ka dëshirë të madhe të përmirësohet edhe më shumë”.

 “Ai është ende i ri dhe ka për tu përmirësuar edhe më shumë si në anën fizike ashtu edhe në atë teknike”, deklaroi Hughes duke shtuar.

“Nuk mendoj se ai është i shqetësuar me spekulimet që e përmendin një largim të tij nga Liga Premier”, përfundoi trajneri uellsian.

Gjiganti italian Roma është skuadra më e interesuar për shërbimet e Xherdan Shaqirit. /telegrafi