• |
ide | kryesore

Pas problemeve në kombëtare, kështu e pritën Kaçen në Çeki

Arkiva, Sport
Kace-Plzen-stervitje-490x327.jpg



Pas problemeve që e shoqëruan këtë javë me Kombëtaren, Ergys Kaçe nuk ishte në formacionin titullar të skuadrës së tij Viktoria Plzen në Çeki. Shqiptari u la në stol nga trajneri Roman Pivarnik në barazimin 1-1 ndaj Slovackos, i vlefshëm për javën e dhjetë të Ligës së Parë çeke. 23-vjeçari u fut në lojë në minutën e 67-të në vend të Hromadës, ndërsa miqtë barazuan gjashtë minuta para fundit të ndeshjes. Me këtë rezultat Plzeni mban vendin e dytë me 23 pikë, -2 nga Mlada Boleslavi.