• |
ide | kryesore

VIDEO/ Roma shkatërron Napolin, notë e ulët dhe kritika për Hysajn

Arkiva, Sport
hysaj.jpg

Roma arriti një fitore të rëndësishme 1-3 këtë të shtunë në fushën e Napolit. Kryeqytetasit triumfuan me anë të dy golave të Dzeko (43 dhe 54) dhe Salah (86) ndërsa për Napolin shënoi Kulibaly (58). Në skuadër për napolitanët ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Sipas komenteve të medieve italiane shqiptari bëri një lojë nën nivelin mesat duke u vlerësuar me notë të ulët. Mbrojtësi shqiptar fajësohet për golin e dytë të Dzeko. Më poshtë vijnë disa nga komentet e medieve italiane dhe notat përkatëse për shqiptarin.


Eurosport



Elseid HYSAJ 5,5 – Jo perfekt në disa ndërhyrje. E zotëroi terrenin vetëm në fazën finale të lojës duke shtyrë vazhdimisht skuadrën përpara. Dzeko e hodhi përtokë në aksionin e dyfishimit të rezultatit.

TuttoNapoli

Hysaj 5 – Në fazën mbrojtëse është i kujdesshëm. Perotti nuk ishte shumë i kujdesshëm për shkak të meritës së tij. Kur mundi u shfaq në krahun e djathtë, por nuk ishte veçanërisht i rrezikshëm. Paraqitja e tij penalizohet rëndë nga gabimi që bëri në mbulimin e Dzeko në rastin e golit të dytë.

Calciomercato.it

Hysaj 5 – Jo një paraqitje e mirë, një pjesë për shkak të problemeve të tij, një pjesë për shkak të shokëve të tij që nuk shfrytëzuan zbritjet e pakta të shqiptarit. Në krahun e tij Perotti u shfaq si një klient i keq për shkak edhe të ndihmës së dhënë nga Alan.

Il napolista

HYSAJ 4.5 – Perotti e kaloi me saktësinë e një zvicerani ashtu si Papu Gomez dy javë më parë. I ngathët në pjesën e parë të akademisë së Sarrit. Hyrja e Mertens e zbuloi anën e djathtë dhe ai doli pak në dritë, por vetëm pak. U mposht nga pushtimi i Dzeko në rezultatin 0 me 2.

Calciomercatoweb: Hysaj 4,5

Ansa: Hysaj 5

Napoli Today: Hysaj 5

Sportmediaset: Hysaj 5,5 

/Përgatiti lapsi.al/