• |
ide | kryesore

Shikoni golat/ Inter humbet në shtëpi nga Cagliari (VIDEO)

Arkiva, Sport
i.jpg



Inter humbet turpshëm në “Giuseppe Meazza” nga Cagliari me rezultatin 1-2. Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, por jo në të dytën dhe kjo u kushtoi rëndë. Ndeshja nisi keq dhe përfundoi po keq. Interi rrezikoi në pjesën e parë, por nuk arriti të jetë konkret para portës kundërshtare. Rastin më të mirë e pati Icardi që humbi një penallti duke e dërguar topin jashtë.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Joao Mario në minutën e 56-të. Miqtë barazuan me anë të Federico Melchiorrit në minutën e 71-të. Ky ishte ai e detyroi portierin Samir Handanovic të shënojë një autogol një harkimi të rrezikshëm në minutën e 86-të. Pas kësaj humbje Interi zbret në pozitën e 12-të me 11 pikë, kurse Cagliari ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë.