• |
ide | kryesore

Hajrie Rondo rikthehet në skenë pas tumorit, shikoni si ka ndryshuar aktorja e madhe

Arkiva, Paparazzi
14625705_1100488026714419_221197836_o.jpg



Ishte një luftë që duket se u fitua dhe tashmë, pas një trajtimi të fortë nën kemioterapi, Mjeshtrja e madhe e skenës, është gati t’i rikthehet publikut. Hajrie Rondo ka pësuar një ndryshim gati të pabesueshëm teksa për shfaqjen e re në “Teatrin e Metropolit”, shfaqet krejtësisht ndryshe. 
 
Roli i nënës Sanije në komedinë “Tre Dhëndurët” duket se e ka transformuar aktoren nga Fieri. Shfaqja vjen për publikun çdo fundjavë nën regjinë e Sonila Kapedanit dhe aktorëve; Gëzim Rudi, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Elona Hyseni, etj.