• |
ide | kryesore

Katër prova që Erion Veliaj po shndërrohet në një figurinë qesharake

Arkiva, Blog
vlcsnap-2015-11-07-09h49m54s182-640x340 (1).png



Nga Sokol Shameti
 
1- Kryeredaktorja e një televizioni shkarkohet pasi realizon një reportazh që gërmon mbi implikimin e kryebashkiakut në një vrasje në punë.
2 – Një emision investigativ mbyllet pasi realizon një dokumentar mbi implikimin e kryebashkiakut në një vrasje në punë.
3 – Një portal mbyllet pasi publikon artikuj mbi implikimin e kryebashkiakut në një vrasje në punë.
4 – Një fanpage facebook-u me gossip për femra raportohet për t'u mbyllur sepse ekspozon mashtrimin me fustanin e gruas së kryebashkiakut të implikuar në një vrasje në punë.
A nuk është kjo një provë se frika obsesive prej së vërtetës po e detyron këtë zyrtar të zbresë në nivelin më fundor të dinjitetit duke e shndërruar gati gati në një figurinë qesharake prej kllouni inatçor?