• |
ide | kryesore

Nard Ndoka trondit publikun, del në spektakël me shqiponjën naziste

Arkiva, Paparazzi
7a44388a9106733ec3150f20f865e45e.jpg



Debate të forta ka shkaktuar sërish kreativiteti i Robert Aliajt, anëtarit të jurisë së “Dance With Me”. Pas bluzës me gjethe hashashi të cilën ia dhuroi javën që shkoi deputetit Nard Ndoka, artisti kontraversial kishte përgatitur një tjetër surprizë për kreun e PDK-së.

Bluza e kuqe me shqiponjën e zezë të deformuar, të përçarë, ishte simbolika e Bertit përgatitur për Nardin për të treguar se “ajo që i ka bërë politika këtij vendi dhe kësaj shqiponje është e turpshme”. Duke rënë dakord me idenë e Aliajt, edhe deputeti Ndoka pohoi se shumë prej politikanëve nuk kanë luajtur rolin e duhur për mbrojtjen e identitetit tonë. Por menjëherë prezantuesja Alketa Vejsiu ndërhyri, duke u kërkuar të dyve të mos e kthenin këtë program në debat politik. Vejsiu tha se “Shqipëria është një vend që përpiqet prej 25 vitesh të integrohet, është një vend që lufton, që ndryshon, e admirueshme…”. Por hovin ia preu menjëherë Berti i cili tha se këto qëndrojnë vetëm nëse e sheh Shqipërinë nga prespektiva e Malit me Gropa dhe jo nga ajo e një vendi europian.