• |
ide | kryesore

Robert Aliaj: Pse e vesha Nard Ndokën me shqiponjën “e thyer”

Arkiva, Paparazzi
111f35427148efc78372ab6c97fdadd3.jpg



Një shfaqje të guximshme dhe shumë provokuese tentoi mbrëmjen e së hënës Robert Aliaj. Artisti i cili njihet për mesazhet goditëse, kishte përçarë në formën e kryqit nazist shqiponjën tonë kombëtare dhe këtë krijim, ia dhuroi konkurentit të “Dance With Me”, deputetit Nard Ndoka. Përpos atyre që u thanë në emision, Robert Aliaj reagoi më pas përmes një postimi në facebook duke sqaruar simbolikën e asaj bluze dhe gjithashtu, përplasjen me prezantuesen Alketa Vejsiu:

“Kush mendon që shprehja e lirë është e rrezikshme, duke mos e kuptuar atë si një pjesë integrale të lirisë në vetvete, drejt vetë- shprehjes dhe vetë-realizimit, eshte padyshim pergjegjes per masakren qe i eshte bere kombit shqiptar, eshte pergjegjes per copetimin e shqiponjes, per percarjen ne kater shtete te kombit tone. Une vetem e pikturova ate. Zgjohuni.

Kur katër nazistë ss zbarkuan ne studion e Pikasos, per ti kerkuar llogari se kush e kishte bere "Masakren e Guernikës", ai me kurajo ju pergjigj: juve zoterinj. 
As masakrën e Sebrenices te cilen une e kam pikturuar, e kane bere Serbët.
Por ketu une dua tju jap nje pergjigje turrmes se tallavaisteve dhe pseudo celebriteteve vanitoze qe ju shkon goja tek veshet kur i therrasim vip, patetikeve te gjithe formave nga me te shemtuarat, analfabeteve.

Qe: Ajo qe ndodhi ne "dance with me" tregon qe figurat publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Me patetikja. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike.

Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. Dhe ketu lind keqkuptimi me mua qe e perplas te verteten ne sy.

Ata ënderrojnë mitingjet politike pa dallim. Deklarojnë se gjithshka e bejnë per publikun, hiqen si patriotë, këndojnë këngë nacionaliste pa shije, por refuzojne te prononcohen publikisht në interes të publikut. Nuk duan të rrezikojnë thonë ata. Diafragma e tyre nuk hapet me teper se harku, figure publike – zyre publike. Bythlëpires dhe servile autoritetesh. Marrëdhënia natyrale simbiotike e tyre me mediat ka influencuar për ta përshtatur figurën politike gjithnjë e më shumë me imazhin politik të portretizuar në televizion. Nëpërmjet një procesi kuazi – darvinist, ngjarjet mediake, skandalet, sensacionet dhe format e tjera të politikës ordinere si lloj argëtimi dominojnë, duke e transformuar kuptimin e vërtetë të diskursit publik.

Mjafton frika e tyre për tu prononcuar ne lidhje me korrupsionin, për të kuptuar personalitetin e cunguar dhe sa e meritojnë ata respektin e puplikut. 
Dua t'ju lehtësoj pak barrën, dua t'ju them se të jesh kundër korrupsionit nuk nënkupton përfshirjen ne politikë, as nuk bëhesh armik i qeverisë, përkundrazi, nga lëpirash mund të bëhesh një mjet efikas dhe mbështetës për pushtetin dhe mbrojten e interesave kombëtare e publike.

Liria e shprehjes është jetike, dhe shumë shpesh e pambrojtur kundër fanatizmit dhe tiranisë së paragjykimit, kjo është e vërtetë. Prandaj amplifikimi i injorances pa kriter nëpër media e çnderon mendimin e lire. RROFTE SHQIPERIA E SHQIPETAREVE.” –shkruan Robert Aliaj.