• |
ide | kryesore

Çmenduria e Ledina Çelos: me 180 km/h shpejtësi, njëkohësisht përdor telefonin

Arkiva, Paparazzi
14793720_1101656453264243_1087365871_n.jpg



Këngëtarja e cila duket se e ka braktisur muzikën, nuk lë pas dore jetën e saj si personazh publik. Ndonëse jeton në Gjermani, me kushte sigurie të admirueshme, Ledina Çelo e ka tejkaluar imagjinatën me postimin e saj teksa udhëton. Siç shihet dhe në foton e shpërndarë për ndjekësit, nëna e dy fëmijëve, ecën me 180 km/h dhe njëkohësisht fotografon kroskotin e makinës. Ky veprim i rrezikshëm nuk duhet justifikuar me standardet e rrugëve në Gjermani, duke qenë se këngëtarja ndiqet nga mijëra shqiptarë të cilët mund të merrnin shembullin e idhullit të saj në rrugët tona.