• |
ide | kryesore

Mesazhi i veçantë i Sara Hoxhës: Lori ti do të mbetesh fëmija im i parë…

Arkiva, Paparazzi
fdfdfdf_1476865707-8537290.jpg



Motrat mediatike Hoxha janë rikthyer në vëmendje për shkak të një date të veçantë në familjen e tyre. E madhja, Lori, feston sot 23-vjetorin dhe një urim publik nuk mund të mungonte nga më e vogla, Sara.

20-vjeçarja e cila për pak muaj bëhet nënë e një djali, duket se po e përjeton gjithnjë e më shumë mëmësinë. Sara Hoxha i ka dërguar një mesazh së motrës, ku spikat sensi i humorit.

“Gëzuar ditëlindjen Lorush! Të dua më shumë se sa ti e mendon. Ti do të mbetesh gjithnjë fëmija im i parë edhe pse jam më e vogël se ti. Do të vazhdoj të bëj “mamin” për të të thenë që vendos shumë kimikate në trupin tënd. Gjatë këtyre viteve ti je bërë një person i mrekullueshëm, duke e ditur mjaft mirë se çfarë do të arrish dhe cila do të jesh. Ne jemi të gjithë shumë krenarë për ty, që jemi pjesë e rrugëtimit tënd”, shkruan Sara në anglisht, në postimin e saj në Snapchat.