• |
ide | kryesore

Dënohet arbitri që ndëshkoi me të kuq Xhakën

Arkiva, Sport
nintchdbpict000274951894-610x400.jpg



Këtë javë arbitri Jon Moss do ta bëjë pushim në Premier League. Por jo sepse ka ndonjë festë, por sepse ndëshkoi me të kuq futbollistin shqiptar Granit Xhakën në ndeshjen mes Arsenalit dhe Sëansea.
 
24-vjeçari Xhaka po përballet me një dënim prej 3 ndeshjesh pasi mori direkt një karton të kuq pas ndërhyrjes që i bëri Modou Barrov në minutën e 70.
Mesfushori  i Zvicrës goditi direkt në këmbë kundërshtarin, i cili më vonë u zëvendësua.
 
Trajneri Venger tha: “Xhaka bëri një faull ku nuk donte të lëndonte askënd.
 
Mund të dënohej me karton të verdhë dhe jo me të kuq”.
 
Edhe federata angleze e pa si të gabuar vlerësimin me karton të kuq nga ana e Moss kështu që e pezulloi këtë javë.