• |
ide | kryesore

Letra historike/ Shënimi që Bushi i vjetër la në zyrë për Bill Clinton

Arkiva, Planet
39915FCB00000578-3857816-image-a-48_1477012373904 (1).jpg



Pas refuzimit që Donald Trump i bëri pyetjes nëse do të pranonte rezultatin nëse do të hubte zgjedhjet, mediat amerikane kanë ri sjellë në vëmendje letrën që Presidenti George H.W. Bush i dërgoi pasardhësit të tij, Bill Clinton në vitin 1993.
 
Letra e Bush ishte lënë në Shtëpinë e Bardhë duke treguar një shembull sesi mund të përballohet me dinjiteti humbja e zgjedhjeve.
 
Në letrën e shkruar me dorë, Bush i uron suksese Clinon-it pasi humbi përballë tij në vitin 1992 në garën për një mandat të dytë.
 
Në fakt, lënia e letrës në zyrë është një ritual në SHBA pasi këtë veprim e kanë bërë edhe Georde W. Bush për Obamën, gjithashtu dhe Ronald Reagan për Bushin e vjetër.
 
Letra e plotë:
 
I dashur Bill,
 
Kur hyra tani në këtë zyrë ndjeva të njëjtën shpresë dhe respekt që ndjeva katër vite më parë. E di që edhe ti ke ndjerë të njëjtën gjë.
 
Të uroj shumë lumturi aty. Kurrë nuk ndjeva vetmi siç e kanë përshkruar disa presidentë.
 
Do të kesh shumë kohë të vështira, madje do ta bëjnë edhe më të vështirë kritikët, gjë për të cilën ti nuk do të mendosh se është e drejtë.
 
Nuk jam njeriu i duhur për të të dhënë këshillë: por vetëm mos lejo që kritikët të dekurajojnë apo të të ndryshojnë vijën tënde.
 
Ti do të jetë presidenti ynë kur të lexosh këtë letër. Të uroj shëndet. I uroj familjes tënde shëndet.
 
Suksesi yt është suksesi i vendit tonë. Do të mbështes fort.
 
Paç fat,
 
George
39915FAE00000578-0-image-a-33_1477009985297