• |
ide | kryesore

Mourinho në kërkim të Elseid Hysajt

Arkiva, Sport
jose-1-780x439.jpg



Edhe pse ka vetëm dy javë që rinovoi kontratën deri në vitin 2021, në dyert e Napolit për Elseid Hysajn mund të trokas Jose Mourinho.
Sipas mediave britanike, Manchester United po mendon për ta afruar mbrojtësin shqiptar që në janar.
Lajmin e bën të ditur sot ueb-faqja sportive angleze Shoot, sipas të cilës Jose Mourinho sheh te 22-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Gjithnjë referuar informacioneve që vijnë nga ishulli, alternativa tjetër është Alesandro Florenzi i Romës.
Gjithsesi, sipas Shoot, me Florenzzin, portugezi Murinho nuk e siguron një mbrojtës tipik të djathtë, ndërsa me Hysajn e përmbush plotësisht këtë krahë.