Partizani mposht minimalisht 0-1 Korabin në takimin e vlefshëm për javën e 8 të Kategorisë Superiore të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Një gol i ganezit Kaleb Ekuban ka mjaftuar që ekipi i Starovës të marrë fitoren e 3-të radhazi. Një gafë e portierit Vujadinoviç e ndihmoi shumë Ekubanin që të shënonte golin. Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 17 pikëve, duke mbetur në vend të dytë, por duke iu afruar me 2 pikë Skënderbeut që barazoi me Kukësin.
VIDEO/ Gafë e portierit të Korabit, shënon Partizani
Arkiva, Sport
