• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një “perlë” e vogëlushit Locatelli i jep fitoren Milanit ndaj Juves

Arkiva, Sport
CvZiwl0WYAAjaCU-780x439.jpg



Milani fitoi derbin e javës së 9-të në Serie A ndaj Juventusit me rezultatin 1-0. Torinezët ishin më të rrezikshëm në këtë takim, por “kuqezinjtë” befasuan me lojën e tyre. “Klasikja” e Serie A nisi me një koreografi gjigante nga tifozët vendas që kishin shpalosur një banderolë ku shkruhej: “Dje, sot, nesër. Ne jemi gjithmonë këtu”. Në minutën e 36-të Juventusit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, pas gjuajtës së bukur nga Miralem Pjanic. Me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë. Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 65-të nga Manuel Locatelli. 18-vjeçari shënoi një gol fantastik në portën e Buffon pas një pasimi nga Suso. Pas kësaj humbje Milani ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 2 më pak se Juventus në vendin e parë. Ndeshja e ardhshme e Milanit do të jetë ndaj Genoas, kurse kampionët presin në shtëpi Sampdorian.